Adhuruesit e yllit të hitit “Hello”, Adele, janë ende në pritje të lansimit të albumit të shumëpritur të saj, i cili vjen pas atij të vitit 2015, me titull “25”.
Sidoqoftë, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se 32-vjeçarja Adele ka filluar të shfaq interesim për aktrimin. Sipas disa burimeve të afërta me kantautoren e shpërblyer me “Grammy”, studioja e incizuese dhe menaxherët e saj kanë qenë mjaft të angazhuar, duke provuar t’i gjejnë role të cilat përshtaten me stilin e këngëtares.
“Studioja incizuese e Adeles është e gatshme të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë të lumtur, dhe janë duke e bërë të pamundurën për ta mbështetur interesimin e saj për aktrimin. Por, teksa ata shpresojnë se ajo do të jetë e suksesshme në këtë profesion, pothuajse nuk duan që të jetë shumë e angazhuar me filmin sepse u nevojitet të rikthehet në studio për ta filluar punën rreth albumit të radhës muzikor. Pra pavarësisht se duan ta ndihmojnë të depërtojë në fushën e aktrimit, edhe ata njësoj sikur gjithë adhuruesit e këngëtares, duan që Adele të vazhdojë të realizojë hite”.
Ndërkohë, fituesja e shpërblimeve “Oskar” dhe “Globit i Artë”, e cila morri vlerësime të jashtëzakonshme për kolonën zanore të filmit Janes Bond, “Skyfall”, besohet se e ka dhënë zemrën dhe shpirtin në realizimin e albumit të ri, dhe muzikën e ka shfrytëzuar si terapi pas shkurorëzimit nga Simon Konecki në 2019.
Miku i afërt i Adeles, prezantuesi televiziv Alan Carr, së fundmi tregoi se këngët e albumit të ri tingëllojnë shumë mirë.
Komediani 44-vjeçar i cili në vitin 2018, e angazhoi kantautoren e njohur britanike që ta zyrtarizojë martesën e tij me Paul Draytonin, tha: “I kam dëgjuar disa këngë të albumit të ri. Zot i madh është i mahnitshëm. Këngët janë fantastike. Ekziston vetëm një Adele dhe zëri i saj është vërtetë unik”.