Spice Girls u rikthyen ditë më parë për koncertin e tyre madhështor në Londër.
Në këtë koncert nuk i kishte si të mungonte Adele, ylli i pop-it dhe superfansja e këtij grupi.
“U deha me vajzat dhe të jem e sinqertë nuk mund të besoj se sa larg shkoi”.
“Herën e fundit që pashë vajzat Spice në Wembley ishte 21 vjet më parë. Sonte me shokët e mi më të ngushtë qava, qesha, bërtita, vallëzova dhe u ridashurova me veten time para 10 vjetësh”.
“I dua ato dhe më kanë frymëzuar për ta marrë jetën time në dorë pa shikuar prapa. Faleminderit për çmendurinë që më keni bërë të jetoj, nuk do të isha këtu pa ju”.
“Pesë legjenda të vërteta britanike! Ju dua”!