Adelina Ismaili përkujton Ibrahim Rugovën, emocionon me dedikim!

Prishtinë | 21 Jan 2025 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Adelina Ismaili, e ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka postuar një video në Instagram e cila shfaq tri fotografi të saj me Rugovën, të realizuara vite më parë.

Videos, këngëtarja ia ka vendosur këngën e saj të njohur dedikuar Rugovës “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

“I përjetshëm kujtimi për ty President i popullit, nga populli dhe për popullin”, ka shkruar Ismaili,

Dihet se Adelina ishte një përkrahëse e madhe e idealit të Rugovës!

Të ngjashme