Adem Ljajiç është larguar nga Torino për të kaluar në Turqi.
Ish sulmuesi i Interit dhe Romës, nga ky sezon do të jetë pjesë e skuadrës turke, Besiktas.
Skuadra e Beshiktash ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Torinon, për transferimin e Ljajiçit.
Ai besohet se është marrë vesh për një kontratë pesë vjeçare me Beshiktash dhe do të zëvendësojë “fantazistin” Anderson Talisca, i cili u largua për Kinë në fillim të verës.
Ljajiç te Torino ishte transferuar në vitin 2016, dhe në 61 paraqitje ka shënuar 16 gola.