Ademi mbështet pronarët e punonjësit e barnatoreve për kërkesat e tyre që të mos punojnë 24 orë

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Në këtë kohë pandemie, pronarët e punonjësit e barnatoreve janë bërë së bashku për ta luftuar Coronavirusin.

Ata po mbajnë hapur barnatoret 24 orë. Ndër to është edhe barnatorja “Zeka” e cila do të punojë 24 orë, vendim i cili është marrë nga pronarët e barnatorëve.

E Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, u ofroi mbështetje gjatë takimit të mbajtur me ta.

Njoftimi i plotë:

Edhe pronarët e punonjësit e barnatoreve janë së bashku në luftë kundër të padukshmit rrezik, virusit COVID-19.

Ata po mbajnë hapur portat e tyre organizuar në kujdestari 24 orëshe. Barnatorja “Zeka” do të punoj 24 orë, kurse barnatoret tjera do të punojnë në mënyrë ciklike në kujdestari deri në ora 22:00, ky ishte vendimi i pronarëve të barnatoreve. Gjersa mbështetjen për kërkesat e tyre ia ofroi drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi i cili i priti sot në takim.

Të ngjashme