Ademi në Kuvendin Zgjedhor: Kemi krijuar një standard të përbashkët që futbollin ta çojmë përpara, deri në piedestalin më të lartë

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor ku po synon edhe mandatin e tretë për të qenë në krye të Federatës, ka thënë se në futboll është krijuar një standard në futboll, dhe se është marrë obligim që të çohet deri në piedestalin më të lartë, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë i lumtur dhe ju falënderoj shumë që çdo herë jeni të gatshëm për futbollin dhe kemi krijuar një standard të përbashkët që futbollin e kemi marrë obligim ta nisim dhe ta çojmë përpara deri në piedestalin më të lartë sepse këtë e meritojmë. Pra, jeni ju ata të cilët e bëni këtë, normalisht me shërbyesin tuaj, Federatën e Futbollit të cilës i prijë unë me miratimin tuaj. Faleminderit që keni ardh, ju dëshiroj një kuvend të suksesshëm, të rregullt, ju dëshirojë gjithë të mirat, tha Ademi në fjanë e tij.

Agim Ademi sot kërkon mandatin e tretë për të udhëhequr me FFK-në.

Të ngjashme