Arijan Ademi ka shënuar gol në çerekfinale të Kupës së Kroacisë.
Dinamo Zagrebi të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Maksimir”, mposhti Slaven Belupon 2:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të garës.
Bruno Petkoviqi e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 70, ndërsa tetë minuta më vonë, Ademi realizoi vet për ta vulosur çështjen e fituesit.
Në fitoren e kampionit në fuqi të Kroacisë, Dinamos, kontribut dha edhe reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.
Kastrati luajti në tërë ndeshjen, ndërsa reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ademi, u zëvendësua nëntë minuta para fundit.