Administrata e QKUK-së “bastiset” nga persona të paautorizuar

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 10:57 | Nga

Zyra për medie e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se drejtoria e përgjithshme e SHSKUK, në mëngjesin  e sotëm,  ka pranuar një informatë se në një pjesë të zyrave ku ndodhet administrata e QKUK,  ka dyshime  për hyrje të pa autorizuar të personave.

Menjëherë pas kësaj informate, QKUK ka  informuar organet kompetente, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.

Policia e Kosovës  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimin lidhur me rastin.

QKUK, është duke pritur rezultatet e hulumtimit të Policisë së Kosovës, e cila është kompetente për hulumtim të rasteve të tilla.

Përderisa pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formoj një komisioni i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit dhe zyrave në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme