Administrohen 1.837 vaksina kundër Covid-19

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 1.837 vaksina kundër Covid-19.

Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.

Njoftimi i plotë:

17 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.

 Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.                                   

Në total numri i rasteve aktive është 317.

 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Të ngjashme