Admirali Foggo thirrje të formohet Qeveria e re: Krijoni stabilitet e prosperitet për vendin

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:57 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, u bëri thirrje partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, që të formojnë Qeverinë e re.

Krejt kjo sipas tij, në mënyrë që ta shtyjnë Kosovën përpara drejt stabilitetit dhe prosperitetit, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

“Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e re. Zgjedhjet ishin të lira dhe shumë gjëra të mira kemi dëgjuar”.

“Kështu po i them popullit të Kosovës dhe zyrtarëve të ri të zgjedhur që të shtyjnë këtë shtete në stabilitet dhe prosperitet”, theksoi Admirali Foggo.

Më tej, ai tha se nuk kanë planifikuar për reduktim të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Një fjalë rasti foli edhe gjeneralmajori Miachael Risi, komandanti i ri i KFOR-it. Ai tha se është një nder i madh që i është dhënë autoriteti t’i shërbejnë popullit të Kosovës.

“Është nder i madh të jem këtu sepse më është dhënë autoriteti t’i shërbejë popullit të Kosovës. Ne jemi forcë që përbëhet nga ushtarë të motivuar”.

“Si komandat i ri jam shumë i kënaqur që jam pasues i një vije të gjatë të liderëve. Kam zgjedhur moton ‘Stabilitet të qëndrueshëm’”, theksoi Risi.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/kfor-i-me-komandant-te-ri-italiani-daddario-pasohet-nga-bashkekombesi-risi/

Të ngjashme