Admirali i Marinës së SHBA, James Foggo, u takua sot me Rrustem Berisha dhe gjeneral-lejtnant Rrahman Rama.
“Krerët diskutuan gjendjen e sigurisë në Kosovë, në kontekstin e misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatë.
Gjatë vizitës, Foggo diskutoi çështjen e planit të Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Foggo përsëriti pritshmërinë e tij që tranzicioni i FSK-së të jetë një përpjekje progresive, transparente dhe gjithëpërfshirëse si dhe e koordinuar ngushtë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet”, thuhet në njoftimin për media.
Foggo udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Napoli, e cila mbikëqyr KFOR-in.
NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe stabilitet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.