Adnan Dibrani ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë.
Dibrani ka dalë më i votuari në regjionin e Halandit, duke fituar në të gjitha qytetet e këtij regjioni, njofton Klan Kosova.
Ai është pjesë e Partisë Socialdemokrate, që poashtu ka dalë fituese e zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar.
Në këto zgjedhje ka pasur edhe shqiptarë të tjerë që kanë garuar duke hyrë vetëm në topdhjetëshe nëpër regjione.