Adoleshenti theret për vdekjes në mes të New Yorkut, dëshmitarët filmuan gjithçka në vend se ta ndihmojnë

| 19 Sht 2019 | 17:16 | Nga

Pas përfundimit të mësimit në afërsi të një shkolle të mesme “Oceanside” në New York, ka ndodhur një vrasje që shokoi opinionin.

Një grup adoleshentësh kanë rrahur 16-vjeçarin Kasini Morris, e njëri nga sulmuesit e ka therur disa herë me thikë në gjoks.

Si rezultat i plagëve të marra Morris ka vdekur në spital, kurse vrasësi i tij është arrestuar. Bëhet fjalë për Tyler Flech, 18-vjeç, i cili sipas policisë ka mbytur Morris nga xhelozia.

Dyshohet se sulmuesi kishte tentuar t’ia rrëmben të dashurën, e sipas policisë në vendin ku është kryer krimi kishin qenë afro 50 adoleshentë, ku asnjëri prej tyre nuk kishte tentuar ta ndihmojë – ishin thjeshtë të zënë me filmimin e vrasjes. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme