Adoptimi i një qeni mund t’ju zgjasë jetën

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 19:00 | Nga

Një studim i fundit sugjeron se adoptimi i një qeni mund të zgjasë jetën e një personi që jeton vetëm.

Gjatë studimit u monitoruan për 12 vite më shumë se 3.4 milionë suedezë, të moshës së mesme dhe të tretë. Në fillim të studimit asnjë prej tyre nuk vuante nga sëmundjet e zemrës.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se personat që kishin qen dhe jetonin vetëm ishin 11% më pak të rrezikuar të vdisnin nga sëmundjet zemrës dhe 1/3 më pak të rrezikuar të vdisnin nga një shkak tjetër, krahasuar me ata që jetonin vetëm dhe nuk kishin ndonjë qen.

Një arsyetim që shkencëtarët japin në këtë rast është se personat që kanë nën mbikëqyrje një qen kryejnë më shumë aktivitet fizik.

Prandaj ekspertët na sugjerojnë që të marrim një kafshë me katër këmbë në shtëpi, qen apo mace qoftë.

(Studimi është publikuar në revistën “Scientific Reports”)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme