Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, gjatë ditës së sotme është dashur t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e tumorit në tru, tumor ky që i ishte rikthyer pas nëntë vjetësh.
Ishte aktorja, Shëngyl Ismaili, njëherësh edhe mike e Matoshit, ajo që bëri të ditur se mikja e saj e ka kaluar me sukses operacionin.
“E bukura jem Adriana, sot më e fortë se kurrë.. Bravo lockë. Të dua shpirti jem”, ka shkruar Ismaili në Instagram.