Aktorja tashmë shumë e pëlqyer nga publiku, Adriana Matoshi, që një kohë të gjatë përflitet për një lidhje dashurie.
Ndonëse është nënë e katër fëmijëve, ajo ka arritur të mbajë mjaft mirë të fshehtë këtë anë të saj.
Biondja së fundmi ka qenë e ftuar në “Shiko kush Luan” dhe me këtë rast u bë pjesë e disa lojërave të përgatitura për këtë puntatë.
Në anën tjetër, artistja nga Gjilani iu përgjigj disa pyetjeve për të cilat edhe publiku ka treguar shumë interes.
Kur u pyet nëse ajo është në një lidhje, përgjigja e saj ishte tepër e shkurtër dhe e qartë duke shtuar, PO.