Edhe deputetja, njëherit aktorja, Adriana Matoshi ka dalë në mbështetje të profesorit Lulëzim Paci, i cili u bullizua ditët e fundit pasi shprehu pasionin e tij që është kërcimi i valleve tradicionale, përmes videove në Tik Tok.
Matoshi ka thënë se nuk është valltare profesionale, por se përmes kësaj video i del në ndihmë profesorit vushtrrias, ndërsa i thotë mos ta ndalë vallëzimit për askënd.
Matoshi kështu hapur i ka dalë kundër bashkëpartiakes së saj, Fjolla Ujkani, e cila ishte ndër personat e parë që reagoi dhe kritikoi profesorin për videon e postuar.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Matoshit:
Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.
Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.
Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…
Ne fund te dites ti je PROFESOR.
Mos e nal vallzimin per kerkon.
Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.
Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.
#meProfen