Aktorja e njohur Adriana Matoshi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.
Roli i saj i Sasës në serialin “O Sa Mirë” i ka dhuruar aktores me mijëra fansa, të cilët tashmë duan të dinë për çdo hap tutje të aktores.
Përkundër faktit që është nënë e katër fëmijëve, ajo duket shumë në formë, dhe e mban mjaft mirë veten e saj.
Stili është një tjetër armë e fortë e Adrianës, e cila në çdo paraqitje të saj, është thuajse e kuruar në detaje.
Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, aktorja shfaqet mjaft trendy e veshur me një palë xhinse të shkurtra, bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe një palë këpucë të kuqe.
Ky stil i jepte asaj dukjen e një 17 vjeçare “gangstere”, dhe jo të një 37 vjeçare, siç rëndom janë vitet që aktorja numëron në jetën e saj.
Fotografia në fjalë është pasuar me komente të shumta na ndjekësit, të cilët e përgëzonin për dukjen dhe vitalitetin e saj.