Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi i ka bërë të gjithë krenar me veprimin e saj të fundit.
Zeshkania bukuroshe pozoi në rrugët e New York, me krahët hapur teksa mbante në duar flamurin kuq e Zi.
Adrola Dushi ndau foton me flamurin kombëtar me ndjekësit në Instagram.
Krahas imazhit shkroi vargjet e Gjergj Fishtës: “Edhe Hana do ta dije, Edhe Dielli do t’ket pa, Se perqark ksaj rrokullije, Si Shqypnija vend nuk ka.”
Aktualisht, modelja ndodhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me veprimin e saj të fundit ia bëri zemrat mal të gjithëve.
Kanë qenë të shumë ndjekësit dhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar që e përgëzuan.
“Hajdee shqipeeeee,”– shkroi moderator kosovar, Alaudin Hamiti.
Ndërsa reperja, Tayna i komentoi emoji me zemra.