Aeroplanët luftarakë turq i vrasin 11 militantë kurdë

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:31 | Nga

Aeroplanët luftarakë turq i kanë vrarë 11 militantë kurdë në dy zona në juglindje të Turqisë mbrëmjen e së hënës, ka thënë ushtria turke sot.

Një operacion ajror u krye afër kufirit sirian, në rrethinën Dargecit të provincës Mardin, ku aeroplanët luftarakë i shkatërruan dy pozicione dhe i vranë tetë militantë që besohej se po përgatiteshin për një sulm, ka thënë ushtria turke në një komunikatë, transmeton Express.

Ndërsa tre militantë tjerë u vranë në një shpellë e cila u shkatërrua nga sulmet ajrore në provincën Hakkari, e cila ndodhet në kufi me Irakun dhe Iranin.

PKK-ja kapi armët kundër shtetit turk në vitin 1984 dhe më shumë se 40 mijë persona, kryesisht kurdë, janë vrarë në këtë konflikt. PKK cilësohet grup terrorist nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme