Vriten shtatë ushtarë turq nga militantët kurdë

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Shtatë ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një bombë u aktivizua nga militantët kurdë në një rrugë në krahinën juglindore të Batmanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka aktivizuar bombën e improvizuar gjatë kalimit të një grupi ushtarak turk në rajonin Gercus, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë ka iniciuar kryengritje ndaj shtetit turk që nga vitet 1980.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme