Turqia dhe Irani, sulme të përbashkëta ushtarake kundër militantëve kurdë

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 12:31 | Nga

Turqia dhe Irani kanë diskutuar për veprime të përbashkëta ushtarake kundër grupeve militante kurde, pas bisedimeve javën e kaluar në Ankara mes shefit të forcave të armatosura të Iranit dhe liderëve turq, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para gazetarëve para nisjes për një vizitë në Jordani, Erdogan ka theksuar se një luftë më efektive kundër Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK) dhe degës së saj iraniane, PJAK, do të ishte e mundur përmes veprimeve të përbashkëta me Iranin, transmeton Express.

“Veprimet e përbashkëta kundër grupeve terroriste, që janë bërë kërcënim, janë gjithmonë në agjendë. Kjo çështje është diskutuar mes dy shefave të ushtrive, dhe unë kam diskutuar më gjerësisht për atë se si duhet të bëhet kjo gjë,” ka thënë Erdogan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme