Aeroplani ”rrëshqet jashtë pistës ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë”, detaje dhe pamje nga aeroporti i Stambollit

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë, është ndarë në dysh dhe ka shpërthyer në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 duket se si pasojë e motit të lagësht ka rrëshqitur në aeroportin e Stambollit në Turqi.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë një dëmtim serioz të tij, me pasagjerë të evakuuar përmes plasaritjeve të shkaktuara.

Mendohet se aeroplani, që transportonte 177 pasagjerë sipas mediave turke, po vinte për të zbritur në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit – edhe pse detajet nuk janë të qarta.

Për fat të mirë, ministri i Transportit i Turqisë tha se nuk ka raportuar viktima në këtë fazë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme