Aeroporti i Kukësit hapet në pranverë

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot në konferencën e fundvitit se aeroporti i Kukësit do të futet në funksion dhe do të nisë fluturimet në pranverën e 2021-shit.

Rama ka përmendur edhe aeroportin e Vlorës, dhe ka shtuar se shpreson që të kalohen pengesat dhe të rinisë gara.

“Po shkon shumë mirë puna në aeroportin e Kukësit dhe besoj se në pranverë do të hapet për fluturimet dhe do të jetë aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë. Uroj dhe lus zotin që pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës të kapërcehet në gjysmën e parë të janarit të kemi ofertat për garën e rihapur kombëtare për të hyrë në kantier edhe në Vlorë brenda verës që të garantojmë edhe aeroportin e madh ndërkombëtar në jugun e Shqipërisë. Menjëherë pas Vlorës, do të hyjmë në garë edhe për Sarandën. Kështu do të kemi panoramën përfundimtare të aeroportet”, ka thënë Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme