Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Agjencioni Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë shpallur të hapur Konkursin për Çmimin për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit – të botuar apo të transmetuar në mediat e Kosovës në periudhën ndërmjet 13 nëntor 2015 deri më 12 nëntor 2016.
Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve që nëpërmjet storieve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.
Kategoritë e Çmimit për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Anti-Korrupsion janë:
1) Storia më e mirë televizive
Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido stacion televiziv në mbarë Kosovën
2) Storia më e mirë në shtyp
Çmimi për storien më të mirë të publikuar në gazetë apo revistë në mbarë Kosovën
3) Storia më e mirë “online”
Çmimi për storien më të mirë të publikuar në mediat online në Kosovë
4) Storia më e mirë në radio
Çmimi për storien më të mirë të transmetuar nga cilido prej radiostacioneve në mbarë Kosovën
Të gjitha storiet e botuara ose të transmetuara prej datës 13 nëntor 2015 deri më 12 nëntor 2016 kanë të drejtë të konkurrojnë për këto çmime. Të interesuarit për të aplikuar për njërin nga çmimet ose ata që rekomandojnë ndonjë storie/autor, duhet të dorëzojnë storiet në këtë email adresë: [email protected]
Storiet do të vlerësohen bazuar në kriteret e cekura në vijim:
• Stili dhe shkathtësia e shkrimit
• Vlera e shkrimit dhe ndikimi tek lexuesit në përgjithësi
• Qasja unike sa i përket korrupsionit
• Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike
• Gjithë përfshirja e artikullit
• Burimet në dispozicion dhe mjetet e përdorura në mbledhjen e informacionit
• Të reflektuarit e thellë për nivelin e korrupsionit në Kosovë
Përveç kritereve bazë për TV dhe Radio do të merren parasysh:
• Realizimi teknik i stories
• Cilësia e fotografisë dhe zërit
Të gjitha aplikacionet duhet të kenë një përmbledhje të shkurtër/letër mbështetëse e cila shpjegon se si janë përmbushur kriteret e lartë cekura.
Afati për dorëzimin e storieve është e enjte, 24 nëntor 2016.
Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe përfaqësues të organizatave vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 05 dhjetor 2016.