AGK falenderon gazetarët që punojnë për natën e Vitit të Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon të gjithë kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë për punën e palodhshme përgjatë vitit 2021.

“Do të ishte pothuajse e pamundur të qëndronim të informuar për zhvillimet e fundit politike, shëndetësore, ekonomike, arsimore, kulturore e sportive në vend, pa përkushtimin tuaj”.

“Një falënderim i veçantë u dedikohet të gjithë kolegëve që në kohë festash punojnë për të raportuar e informuar drejt publikun. Njëherësh, u bëjmë thirrje të raportojnë në AGK, nëse punëdhënësit nuk do t’ua kompensojnë ditët e pushimit. Urime festat, qoftë 2022 vit i mbarë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme