Afër dy mijë shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Australi

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Gati dy mijë shtëpi janë shkatërruar në Australi gjatë periudhës disa mujore të krizës me zjarre.

Autoritetet zyrtare kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit aktualisht janë duke u përgatitur për përkeqësim të kushteve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Pas kushteve të egra të javës së kaluar, zjarrfikësit tash po përdorin motin e butë për të forcuar vijat e kontrollit rreth zjarreve që kanë përfshirë Australinë jug-lindore.

Temperaturat pritet të ngriten përsëri të premten, çka ka shtuar frikën se dy vatra zjarri mund ta krijojnë një “mega-zjarr” të ri.

Të paktën 25 njerëz kanë ndërruar jetë nga muaji shtator. Ndërkaq është raportuar se nmi 500 mijë kafshë të ndryshme kanë ngordhur deri tash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme