Të paktën 31 persona e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga militantët talebanë ndaj stacioneve policore në provincat Baglan dhe Herat në Afganistan.
Kreu i Këshillit të qytetit në Baglan, Safdar Muhsini në një deklaratë për mediat tha se si pasojë e sulmit të militantëve ndaj stacioneve policore në rajonin Mbangelha, 20 zyrtarë të sigurisë kanë humbur jetën.
E sipas AA, Muhsini bëri të ditur se në përleshjet që janë përhapur pas sulmit, janë plagosur 5 zyrtarë të sigurisë ndërsa edhe talebanët kanë pësuar humbje.
Ndërsa Xhejlani Farhad tha se në përleshjet që nisën pas sulmit nga militantët ndaj qarkut Ube, nëntë policë e kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Farhad theksoi se në përleshje janë vrarë edhe gjashtë pjesëtarë të talebanëve.
Mirëpo në një deklaratë nga talebanët pretendohet se në sulmin e kryer në Baglan janë vrarë rreth 60 ushtarë.