Së paku pesë vetë janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.
Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provncën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët.
Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.