Afganistan: Rihapen shkollat pas arritjes së marrëveshjes me talibanët

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 11:18 | Nga

Dhjetëra shkolla publike që ishin mbyllur nga talibanët në zonat që kontrollohen nga ky grup militant në jug të Kabulit, do të rihapen, pas arritjes së një marrëveshjeje me këtë grup, kanë njoftuar autoritetet afgane.

Sali Saleh, zëdhënës i guvernatorit lokal në Logar, ka thënë se shkollat pritet të hapen më 7 apo 8 prill”. Ai ka njoftuar se të paktën 30 shkolla do të rihapen në qarkun Charkh të kësaj province.

Talibanët kishin mbyllur shkollat më 31 mars, pasi dhjetëra militantë u vranë në një operacion të ndërmarrë nga forcat qeveritare.

Saleh i ka thënë Radios Evropa e Lirë se marrëveshje për rihapjen e shkollave është arritur pas negociatave në mes të talibanëve dhe prijësve fisorë të kësaj zone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme