Zëdhënësi i ushtrisë rajonale Mohammad Anif Rezai ka bërë të ditur se talebanët kanë sulmuar një post ushtarak në provincën veriore Faryab të Afganistanit kështu duke vrarë tre ushtarë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
Rezai tha se sulmi ndodhi në rrethin Shirin Tagab. Përforcimet janë dërguar, por nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes për shkak të minave tokësore dhe se talebanët u kanë ndërprerë rrugën.
Ndër të tjera, Rezai shtoi se luftimet ende po vazhdojnë dhe se deri më tani pesë kryengritës janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.
Ende nuk ka marrë përgjegjësi askush për sulmin, por talebanët kanë arritur së fundmi sulmet e tyre ndaj trupave afgane dhe zyrtarëve qeveritarë, si pjesë e ofensivës së tyre të pranverës.