Aforizma nga Karl Marx – themeluesi i komunizmit

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Karl Marx ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Ai lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marx luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.

I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 “Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë. Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji.

Më vonë, Marx shkroi librin e tij të famshëm “Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste. Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marxit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së filozofit nga Gjermania, i cili nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.

Gjeni më poshtë disa aforizma nga Marx:

Një njeri që nuk ka kohë të lirë është më pak se një kalë shale.

Feja është lemza e një krijesë të ndrydhur, ndjenja e një bote pa zemër, shpirti i një gjendjeje të pashpirt. Feja është opiumi i popujve.

Rrethanat bëjnë njeriun aq sa njeriu bën rrethanat.

Mizoria ashtu si çdo gjë tjetër, ndikohet nga moda, që ndryshon sipas kohës dhe vendit.

Teoria komuniste mund të përmblidhet në një fjali të vetme: zhdukja e pronës private.

Filozofët nuk mbijnë nga toka si kërpudhat. Ata janë produkti i kohës së tyre.

Ilaçi për dhimbjet mendore është vuajtja fizike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme