Aforizma nga nobelisti Marquez

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Gabriel Garcia Marquez (1927 – 2014) konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.

Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. 

Gjeni më poshtë një përmbledhje me disa nga thëniet e tij më të mençura:

Gjithçka që ndodh, ndodh për një arsye.

Mos kalo kohë me dikë që nuk dëshiron të kalojë kohë me ty.

Ndoshta për krejt botën je vetëm një person, por për një person mund të jesh krejt bota.

Mos u mundo kot! Gjërat më të mira ndodhin kur më pak i pret.

Gjuhët e huaja të duhen vetëm kur shet, se kur shkon të blesh të gjithë të marrin vesh si ç’ke me të.

Xhelozia di më shumë se e vërteta.

Njeriu nuk vdes kur duhet, por kur mundet.

Do ujisja trëndafilat me lotët e mia për të ndier dhimbjen e gjembave të tyre dhe puthjen e kuqe të petaleve të tyre.

Seksi është ngushëllimi që merret kur dashuria nuk mjafton.

Mos vdis pa provuar mrekullinë e seksit me dashuri.

Do kem gjithë kohën që dua për të pushuar kur të kem vdekur, por kjo ngjarje nuk hyn akoma në projektet e mia.

Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

Kam mësuar se kur një i porsalindur shtrëngon për herë të parë gishtin e babait në grushtin e tij të vogël, e ka mbërthyer përgjithmonë.

Një prej kënaqësive të pleqërisë janë provokimet që na lejojnë mikeshat e reja të cilat na besojnë jashtë shërbimit.

Nevoja ka fytyrën e qenit.

Mënyra më e keqe për të ndier mungesën e dikujt është t’i jesh ulur pranë e të dish se nuk do ta kesh kurrë.

Mosha nuk është ajo që ke, por ajo që beson se ke.

Një mik i vërtetë është ai që të merr për dore e të prek zemrën.

Nuk do të kujtojë askush për mendimet sekrete.

Secili dëshiron të jetojë në maje të malit, pa u përpjekur të kuptojë se lumturia qëndron tek mënyra si është ngjitur ky mal.

Asnjë ilaç nuk e shëron sëmundjen që nuk e shëron lumturia.

Nuk e imagjinonte se ishte më e thjeshtë të fillonte një luftë se ta mbaronte.

Askush s’i meriton lotët e tua, e kush i meriton, sigurisht që s’të bën të qash.

Shndërrohu në një person më të mirë dhe sigurohu të dish mirë kush je, përpara se të njohësh dikë tjetër e të presësh që ky person të dijë se kush je.

Idetë nuk janë të askujt. Fluturojnë rreth e rrotull, si engjëjt.

Frymëzimi nuk jep paralajmërime.

Forca e pamposhtur që ka çuar përpara botën nuk vjen prej dashurive të lumtura por prej atyre të mohuara.

Asgjë nuk i ngjason më shumë ferrit sesa një martesë e lumtur.

Simptomat e dashurisë janë të njëjta me ato të kolerës.

Ajo e pyeti nëse ishte e vërtetë, siç thonin edhe këngët, që dashuria mund gjithçka. Ai iu përgjigj: është e vërtetë, por bën mirë të mos e besosh.

Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde.

Mos qaj për diçka që mbaron, buzëqesh sepse ka ndodhur.

Do të ketë gjithmonë njerëz që të kritikojnë, e vetmja gjë për të bërë është e vazhdosh të kesh besim, duke bërë kujdes se kujt i jep besim dy herë.

Të ngjashme