Ekonomia Online
FUNDIT

Aforizma për burrërinë dhe guximin

Aforizma për burrërinë dhe guximin

Sot kemi vendosur t’u sjellim lexuesve tanë një koleksion me mençuri mbi një tipar të rëndësishëm që për hirë të së vërtetës po gjendet gjithnjë e më me pakicë, në mos fare, në ditët e sotme. Shijoni me kënaqësi këtë buçetë me mençuri që flet për guximin, burrërinë, dhe virtytet e heroit. Heroizmi është fitorja […]

Sot kemi vendosur t’u sjellim lexuesve tanë një koleksion me mençuri mbi një tipar të rëndësishëm që për hirë të së vërtetës po gjendet gjithnjë e më me pakicë, në mos fare, në ditët e sotme.

Shijoni me kënaqësi këtë buçetë me mençuri që flet për guximin, burrërinë, dhe virtytet e heroit.

Heroizmi është fitorja e shpirtit mbi trupin.

Ka pasë trima edhe para Agamemnonit.

Merita më e lartë e heroit është që ai nuk e humbet kurajon në shtrëngatën e kohës së vet.

Jo rrallë guximi njerëzor njihet më tepër në të voglën se sa në të madhen.

Aftësia për të dalluar të mundëshmen nga e pamundëshmja ja ç’e dallon heroin nga aventuristi.

Heroi është ai që bën atë që mundet. Të tjerët nuk e bëjnë këtë.

Egziston vetëm një heroizëm: ta shohësh botën ashtu siç është dhe ta duash atë.

E çmoj trimërinë e atyre që për hir të saj mund t’i humbasin të tëra; çmoj kujdesin e atyre, që për hir të saj nuk mund të fitojnë asgjë.

Trimëria zëvendëson ledhet e kështjellave.

Trimëria duhet jo vetëm në betejë, por edhe në punët e thjeshta të përditshme.

Heroi është ai njeri, i cili në çastin vendimtar, bën atë që duhet bërë për të mirën e njerëzimit.

Ai që nuk i trembet asgjëje, është po aq i fuqishëm sa edhe ai përpara të cilit dridhen të tërë.

Heroi nuk është më trim se cilido njeri i zakonshëm në tërësi, ai është më trim se ai pesë minuta më shumë.

Guximi i madh zëvendëson dijen e madhe.

Trimëria nuk vdes bashkë me heroin, por jeton më gjatë.

Arsyeja parashikuese, ja ç’është trimëria e vërtetë.

Nuk mund trimëria të rrijë pa vepruar.

Trimëria e vërtetë nuk është që të presësh i qetë ngjarjen.

Kush guxon për shumë gjëra, ai pashmngshëmrisht edhe do të gabojë në shumë gjëra.

Trimëria është si dashuria: ajo ka nevojë të ushqehet me shpresë.

Kur ke guximin mund t’i futesh çdo gjëje, por jo çdo gjë mund të arrish.

Guximi nuk njeh rrugë të pakalueshme.

Trimëria e ushtarëve varet nga mençuria e prijësit.

Maçoku i përndjekur dhe i ngjeshur pas murit bëhet tigër.

Burrëri është jo të kurdisësh zënkën, por të dish t’i shmangesh asaj.

Burrëria e vërtetë nuk është vetëm ballon për t’u përgjgijur lart, por edhe parashutë për të zbritur poshtë.

Një fund guximi vlen sa një ton fat.

Guximi i tepruar ëshët ves po aq sa edhe droja e tepruar.

Burrëria është e nevojshme jo vetëm për vepra trimërore por edhe për dhe mendim pjellor.

Guximi pa ndërgjegje është si një bishë e egër.

Prova më e madhe e burrërisë së njeriut është të mos rrëzohet shpirtërisht kur ka pësuar disfatë.

Guximi është i lartë dhe i madhërishëm.

Në daçi që të frymëzoni me guxim të tjerët, bëjuni i tillë për vete.

Në trimërinë e vërtetë ka më tepër këmbëngulje se padurim… ajo nuk ka nevojë as të nxitet, sa të përmbahet.

Ari provohet në zjarr, burrëria në fatkeqësi.

Përbuzja e rrezikut – kushti i parë i çdo shpirti të madh.

Burrërinë e vërtetë përcaktohet si aftësi e përkyer për të vlerësuar masën e rrezikut dhe gatishmërisë morale për ta përballur atë.

Të ngjashme