Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur ajo ndodh nuk është aspak ndonjë ndjesi e mirë. Sidoqoftë, krahas krenarisë ndeshemi aq shumë edhe me atë tjetrën, krenarinë boshe.
Ne e dimë se krenaria është një pikë e dobët dhe duhet t’i qasemi me shumë elegancë kur flasim me të tjerët, ndaj kemi sjellë për lexuesit tanë një koleksion me disa mençuri përmes të cilave duam që thjeshtësia të jetë një shtresë tjetër mbrojtëse ndaj çdo lëndimi që mund t’i shkaktohet krenarisë tuaj.
Thjeshtësia e zbut krenarinë, siç shuan uji flakën. Ajo është si unaza që i vënë ariut në hundë.
Krenaria e lënduar është më e rrezikshme se interesi i dëmtuar.
Fodullëku më i tërbuar lind, para së gjithash, nga ndjenja e pafuqishmërisë.
Fodullëku i njerëzve pa vlerë shfaqet në faktin se ata flasin vazhdimisht për veten; fodullëku i njerëzve me vlerë – në atë që nuk flasin kurrë për veten.
Krenaria as duhet shtypur, as duhet dobësuar; ajo duhet drejtuar për qëllime të drejta.
Familjariteti i tepruar është pasojë e fodullëkut.
Krenaria për stërgjyshërit rritet në proporcion me largësinë.
Krenaria pa bindësi është sqimë – bindësia pa krenari është poshtërim.
Se ç’ferr qenka krenaria e lënduar!
Krenaria duhet të jetë shqyt, jo shportë!
Fodullëku dhe dembelia – burimet e të gjitha veseve.
Krenaria që ushqehet në drekë me sqimë, për darkë merr përbuzje.
Krenarët urrejnë krenarinë e të tjerëve.
Thjeshtësia është logaritmi i krenarisë.
E ka më lehtë të jetë i thjeshtë ai që ka bërë diçka, se sa ai që nuk ka bërë asgjë.
Nuk është i thjeshtë ai që nuk ndikohet nga lëvdatat, por ai që dëgjon me vëmendje qortimet.
Thjeshtësia nuk është tjetër veçse një farë turpërimi zanafillor i krenarisë.
Thjeshtësia rrit dinjitetin dhe fal mediokritetin.
Të punosh më shumë se të gjithë, por të flasësh për veten më pak se të gjithë.
Thjeshtësia është paradhoma që të shpie në çdo përkryerje.
Mirësjellja është ngandonjëherë forma më e përkryer e përbuzjes.