Sipas të dhënave të fundit në Serbi, duke mos llogaritur territorin e Kosovës jetojnë 199,584 persona të zhvendosur nga Kosova nga të cilët 68,514 persona ose 16,644 familje janë në nevojë – nuk kanë zgjidhje për banim dhe të ardhura adekuate që mund të ofrojnë një zgjidhje të tillë .
Kjo u tha sot në Beograd gjatë prezantimit të botimit “Situata dhe nevojat e personave të zhvendosur brenda vendit” të Komisariatit për Refugjatët dhe Migracion të Serbisë, sipas të cilës, për zgjidhjen e çështjes së strehimit të 16,644 familjeve të lartpërmendura, nevojiten rreth 285,5 milionë euro.