Afro dy mijë prona shoqërore presin privatizimin

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 08:01 | Nga

Afro 2000 prona të ndërmarrjeve shoqërore që janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk janë shitur ende.

Edhe pse numri i pronave të pashitura vazhdon të jetë i lartë, kjo agjenci nga dhjetori i vitit të kaluar nuk ka shpallur asnjë valë të re të privatizimit, shkruan sot Koha Ditore.

Arsye për këtë, sipas zyrtarëve të saj, është Bordi jofunksional. Sipas tyre, nga mesi i dhjetorit i vitit të kaluar u ka skaduar mandati gjashtë anëtarëve të Bordit të kësaj agjencie, ndërsa anëtarët e rinj janë emëruar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, ky proces sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike është përcjellë me mangësi të shumta dhe se nuk ka gjeneruar as vende të punës, e as tërheqje të investitorëve.

Ismet Mulaj ka thënë për gazetën se ky proces deri më tani ka qenë që sa më shpejt pronat shoqërore të bëhen prona private për 99 vjet, por që nuk ka gjeneruar vende të punës dhe ndikimi ekonomik ka qenë i vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme