Komunikimi si art, në këndvështrimin psikologjik dhe etik ka synuar dhe synon drejt rritjes së efektivitetit të tij, i cili sa vjen dhe zhvillohet edhe më shumë, duke u përfshirë në të sa filozofë, psikologë e sidomos sociologë dhe studiues të ndryshëm të kësaj shkence, e cila ka një fuqi të jashtëzakonshme në një shoqëri demokratike në zhvillim e sipër e cila mbështetet në ndryshimet përmes fuqisë për të përsosur performancën e njeriut të qytetëruar dhe të emancipuar në frymën e iluminizmit.
Kjo performancë veç anës ekonomike, sociale, zbatimit të normave etike, shijeve Estetike, konsiston dhe në realizimin e komunikimit efektiv (sa të përgjithshëm, psikologjik, human dhe etik), për të bindur, zbuluar, eksperimentuar, përcjellë ide, vlera dhe standarde në aspektin e marrjes dhe dhënies së mesazheve të cilat përmbajnë informacione.
Pra shkurt: Një person, për të bërë një shok, një mik, për të pyetur dhe dëgjuar, për të dhënë dhe marrë një përvojë, për të përcjellë dhe marrë një këshillë, për tu motivuar dhe motivuar të tjerët e të tjera, kërkojnë domosdoshmërisht aftësitë komunikuese. Komunikimi është një dukuri sociale mjaft i ndërlikuar i cili realizohet me mekanizma dhe mjete të ndryshme, por edhe i kushtëzuar nga shumë faktorë të tjerë. Gjithsesi, komunikimi në çdo rast mbart e përcjell mesazhe, ide dhe mendime, por edhe ndjenja, sjellje dhe qëndrime mes njerëzve, organizatave, organizmave, shteteve, kombeve e të tjera.
Këto shprehen në forma të ndryshme, herë të qarta e herë-herë dhe të pakuptueshme. Pikërisht për t`i deshifruar këto gjeste, fjalë dhe vokalitete na vjen në ndihmë Psikologjia e Komunikimit, e cila është shkenca që studion atë çka është psikologjike, etike sa dhe humane në procesin e komunikimit, si një dukuri sa e ndërgjegjshme po aq dhe e pa ndërgjegjshme, si dhe njëkohësisht sa shkencë dhe art. Komunikimi është shkencë sepse ai është i bazuar shkencërisht te teoritë e veta, si dhe është art sepse çdo qenie njerëzore ka individualitetin e vet në shprehjen e të njëjtës gjë.
Përmes komunikimit njerëzit realizojnë shumë nga nevojat dhe motivet e tyre, që nga komunikimi me veten, me të tjerët të ngjashëm dhe të pangjashëm me mjedisin ku rriten dhe atje ku zhvillohen vazhdimisht e të tej. Si dhe të gjithë njerëzit e shoqërisë, të cilët kanë marrëdhënie me njeri – tjetrin nëpërmjet komunikimit edhe polici si person i zbatimit të ligjit, person publik apo qytetar me uniformë duhet që domosdoshmërish të njohë komunikimin, si atë të përgjithshëm, psikologjik, human dhe atë etik. Kjo domosdoshmëri vjen si rezultat, sepse ai në çdo çast të zgjidhjeve të detyrave të zakonshme policore e sidomos të atyre në policin për tu vënë në shërbim të çdo qytetari në nevojë dhe gjithë komuniteti e realizon nëpërmjet komunikimit. Ndaj njohja dhe aplikimi i një komunikimi sa më efektiv do ta bëjë punonjësin e policisë të suksesshëm në zgjidhjen e detyrave, por nga ana tjetër edhe do të fitojë besimin dhe mbështetjen e mbarë qytetarëve.
• Pra, aftësia për të komunikuar me të tjerët është një prej mjeteve më të fuqishme për sukses personal dhe profesional.
• Sikurse është dhe një sfidë ndërveprimi që realizon njeriu në jetën e përditshme me kolegët, vartësit, eprorët, familjen, miqtë e tij.
• Komunikimi efektiv ju bën ju një lider “potencial” në influencën që ju doni të keni me të tjerët. (njerëzit nuk i bën dot të të respektojnë, por ti jepu gjithçka që do për veten, atëherë ata do të respektojnë… – Rrethi i influencës- )
• Një prej mënyrave më të shpejta për të përjashtuar veten nga grupi është kur komunikon keq me njerëzit.
Nisur nga sa më sipër mund të përkufizojmë:
Me komunikim nënkuptojmë: Dërgimin dhe marrjen e mesazheve, verbale dhe joverbale, ndërmjet dy apo më shumë njerëzve. Komunikimi i dobishëm, konsiston në atë që, mesazhi i dërguesit- përcillet nëpërmjet kanalit- te marrësi dhe arrihet të vërtetohet se ai, është i njëjtë me atë të dërguesit. Kjo konsiderohet si mënyrë e të komunikuarit me efektivitet të plotë. Megjithatë, në disa raste si rezultat i disa ndërhyrje nëpërmjet faktorëve të jashtëm apo të brendshëm mund ta ndryshojnë mesazhin e marrë. Po kështu, Komunikimi mund të përkufizohet dhe si një proces nëpërmjet të cilit transferohet informacioni nga një person në një tjetër me anë të një sistemi simbolesh të përbashkëta të kuptuara nga të dy palët.
Që të dish të komunikosh do të thotë:
1. Të dëgjosh me vëmendje
2. Të pyesësh me takt
3. Kërkosh atë që duhet dhe saktësisht
4. Udhëzosh me “urtësi”, durim dhe ashtu siç do të doje për vete
Të kuptosh dhe veprosh si një dëgjues i mirë
• Ktheni trupin dhe rrotulloni kokën drejt folësit.
• Përdorni pjese te tjera te trupit përveç veshëve për te marre mesazhin
• Vështroni folësin për te marre sinjalet ose shenjat joverbale.
• Sytë tuaj te dërgojnë sinjale tek folësi pa zë të forte dhe pa gjeste kërcënuese.
• Kur folësit shikojnë audiencën e interesuar, ata janë te motivuar që të punojnë me forte për të përcjellë mesazhin e tyre.
• Përgjigjuni folësit, duke lëvizur kokën ngadalë.
Dëgjimi aktiv
Qëndro aktiv duke bërë pyetje të menduara mirë.
Disa pyetje qe mund t’i bëni vetes kur je duke dëgjuar janë:
• Cili është mesazhi kryesor që folësi përcjell?
• Si përshtatet kjo me atë ç’ka unë kam eksperience?
• Si mundet ta përdor këtë informacion që te më ndihmoje mua ?
Tetë hapa për një dëgjim efektiv
1. Qëndro përballë dhe jepi sytë folësit.
2. Qëndro i vëmendshëm dhe i redaktuar.
3. Kupto qarte mesazhin e folësit. – përpiqu të ndjesh atë çfarë ka ndjerë ai.
4. Dëgjoni fjalët dhe skiconi ne mendje atë çfarë folësi flet.
5. Mos ndërprit dhe mos ndiko ne ofrimin e “zgjidhjeve”
6. Prit deri në një pauze të folësit, nëse keni pyetje, që lidhen me atë çfarë ai thotë dhe jo pyetje qe prishin rrjedhën logjike te mendimit.
7. Jepini folësit feed-beck, për shembull, përmblidhni, reflektoni dhe respektoni ndjenjat etj.,
8. Kushtoji vëmendje tonit, shprehjes se fytyrës, gjesteve, dhe pozicionit te trupit.
Tetë shkallët që mund të përdorë një punonjës policie i suksesshëm në komunikim duke:
1. Përcaktuar drejt qëllimin
2. Fiksuar objektin dhe piketat për realizimin e synimit.
3. Zgjedhur metodologjinë më të efektshme, nisur nga kushtet, situatat dhe reagimet e personit
4. Parashikuar e aplikuar kërkesat e të folurit si: shikimi, gjestet, toni e të tjera.
5. Zbatuar gjatë komunikimit kërkesat dhe normave etike si: Korrektësinë, barazinë, thjeshtësinë, shpirtin human e të tjera.
6. Të komunikojë dhe veprojë në kohë, me shpejtësi, saktësi dhe vëmendje.
7. Të përcjellë gjithmonë mesazhe shprese dhe sigurie.
8. Me veprimet e sakta e për çdo rast, të krijohet besimi i vazhdueshmërisë për t`iu ardhur në ndihmë njerëzve, sa here ata kanë nevojë për policinë.
I pranueshëm në komunikim bëhesh kur të:
1. Mendosh me zemër.
2. Dëgjosh me shpirtin.
3. Buzëqeshësh me sy.
Në komunikim duhet pasur parasysh se:
1. Qetësia është e mrekullueshme!
2. Nxitimi i rrezikshëm!
3. Interesi është i pa pranueshëm!
4. Banaliteti mungesë qytetarie!
Natyra na ka përshtatur për të dëgjuar dy herë dhe për të folur një herë.