Agim Aliu: Faleminderit ferizajas!

Ferizaj | 17 Tet 2021 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, i cili sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, ka fituar që në raundin e parë, ka falënderuar qytetarët që i besuan edhe një mandat.

“Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë”, ka shkruar Aliu në një postim në faqen e Facebookut.

POSTIMI I PLOTË:

Ferizaj bëri historinë, FALEMINDERIT FERIZAJAS 🙏🏻❤️

Fitore historike, triumf i qytetarisë, kulturës politike, vlerësimit të punës e ndershmërisë, ky është Ferizaj e këta janë ferizajasit.

Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë.

Fitoi Ferizaj, fitoi qeverisja qytetare e jo politike. Fituam të gjithë ne, bashkëqytetarë!

Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra ferizajas, bashkë na presin punë të mbara.

May be an image of 1 person, standing, crowd and outdoors
May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 7 people, people standing and crowd
May be an image of 11 people and people standing
May be an image of standing and fireworks
May be an image of 4 people, people standing, crowd and outdoors
May be an image of standing, car and road
May be an image of 4 people and people standing

Të ngjashme