Agim Aliu mirëpret në takim talentin e pianos, Orges Isufin

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu është takuar me nxënësin e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”, Orges Isufin.

Aliu ka ndarë disa fotografi në Facebook, me ç’rast e ka përgëzuar Orgesin për sukseset e shumta në rrugëtimin e tij në artin muzikor, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, kryetari i Ferizajt është shprehur se është i gatshëm t’i jap mbështetje në rrugëtimin e tij artistik.

“Mirëprita sot, talentin e ri të pianos, nxënësin suksesplotë të shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”, Orges Isufi, bashkë me profesorin e tij, Rinor Aliu për t’i përgëzuar për sukseset e shumta e domethënëse të rrugëtimit të tij në artin muzikor, duke qenë pjesë e skenave jo vetëm vendore por edhe evropiane me talentin e tij, për çka u shpërblye disa herë me vendet e para, talent ky që e kemi kemi gatishmërinë ta mbështesim në rrugëtimin e tij artistik”, ka thënë ai.

Të ngjashme