Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndryshe nga shumë bashkëpartiakë të tij, pret që presidenti i 47-të i ShBA-së, Donald Trump, do të ketë “bashkëpunim të sinqertë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Por, Bahtiri (tani pa kurrfarë funksioni) ka një “këshillë dashamirëse” për kreun e shtetit më të fuqishëm në botë: që të përzgjedhë njerëz të përgjegjshëm e të suksesshëm në administratën e tij.
“E jo njerëz sikur ka qenë Grenelli, i cili i ka sjellur më shumë dëm se dobi asaj administrate”, ka shkruar Bahtiri në Facebookun e tij.
POSTIMI I PLOTË I BAHTIRIT:
I shpreh urimet më të përzemërta z. Donald Trump, i cili arriti të fitoj bindshëm në këto zgjedhje presidenciale në SHBA.
Jam shumë i sigurtë në bashkëpunimin e sinqertë që do të ketë me kryeministrin e tanishëm dhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Poashtu, jam i sigurtë se ai do të përzgjedhë njerëz të përgjegjshëm e të suksesshëm në administraten e tij, e jo njerëz sikur ka qenë Grenelli, i cili i ka sjellur më shumë dëm se dobi asaj administrate.
Jam i bindur se SHBA-ja tashmë ka një zot shtëpie të fuqishëm, i cili do të ndryshojë botën, rrjedhimisht, nuk do të ketë kompromis mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
AB