Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, në një deklaratë për Klan Kosovën ka deklaruar se koalicioni VV-LDK do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”.
“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”.