Zyrtari i KF Vëllaznimit, Agim Cana, është dënuar me 6 muaj ndalim të kryerjes së funksionit zyrtar në këtë klub.
Kjo është bërë e ditur në faqet zyrtare të FFK-së, të cilët kanë thënë se kjo ndalesë ndaj Agim Canës vjen pas deklaratave të tij në zhveshtoret e këtij klubi, ku akuzonte se loja ‘Trepça ’89 – Vëllaznimi’ ishte trukuar.
Më poshtë është deklarata e tyre e plotë:
“AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.”