Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar në RTK Prime se vizita e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, tregon për seriozitetin e situatës në Ballkan.
Ai ka thënë se Serbia mund t`ia mësyjë Kosovës vetëm nëse ka konflikt të gjerë në Ballkan.Serbia nuk e ka fuqinë, sidomos ushtarake, Serbia ka një ushtri të dështuar, që ka pasuar disfata në të gjitha luftërat, e ka të demoralizume, e ka një ushtri që populli i vet nuk i beson dhe nënçmon. E ka kuadrin, i ka oficer të vjetër të ish-Jugosllavisë që i kanë humbur të gjitha luftëra në Ballkan”, tha ai.