Agim Krasniqi jep dorëheqje nga anëtari i Bordit në ndërmarrjen publike “Uniteti”

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i bordit i Ndërmarrjes Publike Rajonale të Mbeturinave “Unitet”, Agim Krasniqi i ka mbajtur dy poste në të njëjtën kohë.

Krasniqi ditë më parë ka pranuar edhe postin e asamblistit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, Krasniqi për IndeksOnline ka treguar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit.

“Momentin që e kam kuptuar se mbajtja e dy pozitave është konflikt interesi, kam dhënë doreheqje nga pozita e Antarit të Bordit, doreheqje të cilën e kam përcjell tek Komisioni i Aksionerëve pranë Kuvendit Komunal të Vushtrrise”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme