Agim Poshka është një nga këngëtarët më besnikë të Festivalit të Këngës në RTSH. Edhe këtë vit, ai ka ardhur nga Struga për të konkuruar.
Mirëpo, në krahasim me vitet e tjera, Poshka këtë edicion ka një këngë patriotike me titull “Vendi im”, për të cilën është kujdesur vetë në çdo detaj.
Ai ndau me ABCnews disa detaje si nga kënga edhe nga festivali.
“Tekstin e kam shkruar unë, i kam bërë të gjitha vetë. Mund të tingëllojë pak qesharake, po ishim nisur për ta bërë me një kompozitor këtu në Shqipëri, po ai ishte në izolim për shkak të pandemisë. Kështu e përfundova vetë. Por e shoh edhe gjatë provave tani që ndjej një lloj emocioni ndryshe.