Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës në RTSh – Këto janë tri çmimet e para

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Juria profesioniste e edicionit 61 të “Festivalit të Këngës” shpalli Elsa Lilën dhe këngën e saj “Evita” si fituese të festivalit.

“Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë ta përmbledh këtë lëmsh dhe histori që më kthehet mbrapsht. E gjithë kjo ndodhi falë jush, falë dashurisë që më keni dhënë,” u shpreh këngëtarja.

Elsa Lila u rikthye në festival me “Evita”, një këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, e cila i dedikohet të bijës.

Në vendin e dytë u rendit Albina Kelmendi me këngën “Duje”,

Ndërsa çmimi vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.

Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”. Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.

Kënga fituese e “Festivalit të Këngës” nuk do të jetë domosdoshmërisht kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2023. Për herë të parë, kënga përfaqësuese në Eurovision 2023 u zgjodh me votat e publikut me anë të SMS-ve. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i jurisë do të përkojë me votat e publikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme