Gati gjashtë muaj pasi u shkarkua, regjisori Agim Sopi do të rikthehet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës del ta ketë shkarkuar pa kurrfarë arsyeje ligjore.
Sopit këtë ia ka vërtetuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Nëpërmjet një vendimi, të cilin vetëm Gjykata mund ta hedhë poshtë, Ministria e Kulturës dhe Këshilli Drejtues i TKK-së duhet ta kthejnë regjisorin Sopi në punë.
“Obligohet Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke kthyer ankuesin Agim Sopi në vendin e punës ‘Drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës’”, shkruhet në vendimin e KPMShCK-së të protokolluar të martën