Ekonomia Online
FUNDIT

Agim Veliu: LDK-ja është më shumë se parti

Agim Veliu: LDK-ja është më shumë se parti

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, në 30 vjetorin e themelimit të kësaj partie ka thënë se ajo është subjekti më lidershipin më të mirë që ka guximin politik dhe anëtarësinë më besnike. “Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë sesa një parti, është një institucion nacional që kultivon e afirmon vlera dhe ruan […]

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, në 30 vjetorin e themelimit të kësaj partie ka thënë se ajo është subjekti më lidershipin më të mirë që ka guximin politik dhe anëtarësinë më besnike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë sesa një parti, është një institucion nacional që kultivon e afirmon vlera dhe ruan miqësinë me aleatët perëndimorë, Shtetet e Bashkuara e NATO-në dhe punon fuqishëm për integrim në BE”, është shprehur Veliu, transmeton Klan Kosova.

“Tridhjetë vjet nga lindja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes politike nacionale, e cila fuqishëm artikuloi kërkesat politike të shqiptarëve dhe u bë nismëtare e proceseve të pluralizmit në këtë pjesë të Evropës”.

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1518765361603813

Të ngjashme