Agim Veliu thotë se Konjufca u zgjodh unilateralisht, edhe pse edhe LDK e votoi

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi, është një situatë e re duke i uruar atij punë të mbarë si kryetar.

Veliu i pyetur nga Indeksonline nëse do të ketë disponim për takim e të radhës me VV-në, tha se nuk dëshiron ti komentojë këto çështje.

“Kjo është një situatë e re e krijuar, nuk kam najfar kumedite çka atij që u zgjedh dhe i morri votat në kuvend i uroj punë të mbarë, është situatë e re e krijuar në mënyrë unilaterale”, tha ai.

Ndryshe, me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme